Dybala drejt Premierligës

  • A.P /
  • 13 maj 2022 - 19:46
Dybala drejt Premierligës

Agjenti i Paulo Dybalas, Jorge Antun, raportohet se ka udhëtuar drejt Londrës për të diskutuar me klubet e interesuara.

“Calciomercato” ka raportuar këtë të premte se Antun në Londër ka udhëtuar për të shqyrtuar disa nga ofertat e klubeve të interesuara për klientin e tij.

Në raport përmend klubi londinez, Arsenali, që besohet se ka shprehur interesim për Dybalan.

Agjenti i argjentinasit thuhet se do të takohet edhe me Frank Trimbolin, i cili është një ndërmjetësues që përfaqëson klubet e tjera të interesuara angleze.

28-vjeçari nga Juventusi do të largohet si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij skadon më 30 qershor.

Nga gara për transferimin e Dybalas nuk përjashtohet as Interi, teksa thuhet se edhe disa klube nga Spanja po monitorojnë situatën e ish-futbollistit të Palermos. 

(Kosova Sot Online)