Bad News Eagles luan sonte për mbijetesë

  • A.P /
  • 15 May 2022 - 09:32
Bad News Eagles luan sonte për mbijetesë

Ekipi kosovar, Bad News Eagles do të zhvillojë sot ndeshje shumë të rëndësishme për mbijetesë në “Legends Stage” të turneut më të madh në botë në CS:GO, PGL Antwerp Major 2022.

Pas dy humbjeve të djeshme, Bad News Eagles e ka mundësinë e fundit për të vazhduar garimin, ku duhet ta mposht ekipin e legjendave të Brazilit, Imperial

Të dy ekipet kanë nga dy humbje dhe ekipi që mposhtet sonte përfundon garimin.

Kujtojmë se në “Challengers Stage”, Bad News Eagles e kishte mposhtur ekipin Imperial.

Ndeshja do të zhvillohet në formatin Bo3, ku një ekip duhet t’i fitojë dy map-a. Dueli nis nga ora 18:15.

Në rast fitoreje, Bad News Eagles do ta vazhdonte edhe nesër garimin, ku do të tentonte fitoren e dytë.

Kujtojmë se ekipi që arrin tri fitore, kualifikohet në “Champions Stage”, ku bëjnë pjesë tetë ekipet më të mira të botës në këtë lojë. 

(Kosova Sot Online)