Salah pyetet se a do të luajë në finale ndaj Realit

  • A.P /
  • 15 May 2022 - 10:30
Salah pyetet se a do të luajë në finale ndaj Realit

Liverpool mund të ketë fituar finalen e FA Cup, por ata pësuan disa lëndime gjatë rrugës, gjë që mund të paraqesë një problem të madh për ndeshjet e tyre të mbetura në sezonin 2021/22, duke përfshirë finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

Pas gjysmë ore, Mohamed Salah u largua për shkak të një lëndimi, i cili e detyroi Jurgen Klopp të zëvendësonte egjiptianin me Diogo Jotan.

Më pas, në fund të kohës së rregullt, Virgil van Dijk duhej të largohej për Joel Matip, duke ndjerë gjithashtu siklet.

Pas ndeshjes, Salah u pyet nga gazetarët se a do të luajë në finalen e Champions Leagues.

“Natyrisht”, ishte përgjigjja e shkurtër e egjiptianit, i cili kërkon hakmarrjen ndaj madrilenëve.


(Kosova Sot Online)