Babai i Messit vjen në Barcelonë

  • A.P /
  • 15 May 2022 - 13:41
Babai i Messit vjen në Barcelonë

Babai i Lionel Messit, Jorge Messi ka udhëtuar për në Barcelonë gjatë ditës së sotme.

Gazetari i sportit, Gerard Romero publikoi një video të tij, duke dalë nga aeroporti

Jorge Messi madje u pyet nëse ky udhëtim ka lidhje me një transferim eventual të shtatë herë fituesit të Topit të Artë.

Por, ai e mohoi këtë gjë, por dha një mesazh.

“Shpresoj që Leo të rikthehet te Barcelona, një ditë”, tha Jorge Messi.

(Kosova Sot Online)