Lewandowski mbret i golit në Evropë

  • A.P /
  • 16 May 2022 - 15:55
Lewandowski mbret i golit në Evropë

Robert Lewandowski është treguar mbret i golit në futbollin evropian.

Sulmuesi polak ka qenë i jashtëzakonshëm edhe këtë edicion në Bundesligën gjermane.

Veterani i sulmit i ka realizuar plot 35 gola në 34 ndeshje të zhvilluara në kampionatin gjerman këtë edicion

Kjo i bie që ish-futbollisti i Borussia Dortmundit prin bindshëm në listë për ta fituar “Këpucën e Artë” me 70 pikë të grumbulluara, pasi në ligat më të forta evropiane një gol llogaritet dy pikë.

Prapa tij dhe shumë larg gjenden Karim Benzema dhe Ciro Immobile.

Sulmuesi i Real Madridit dhe ai i Lazios i kanë realizuar nga 27 gola deri tash në 31 ndeshje të zhvilluara, që i bie se i kanë nga 54 pikë.

Kylian Mbappe i Paris Saint-Germainit është i katërti me 25 gola nga 34 ndeshje, duke i grumbulluar 50 pikë.

E sa u përket pesë ligave më të forta evropiane, në vendin e pestë pozicionohet Mohamed Salah.

Sulmuesi i Liverpoolit i ka shënuar 22 gola në 34 ndeshje dhe i ka aktualisht 44 pikë.

(Kosova Sot Online)