Klubet e njohura evropiane pas Luis Suarezit

  • A.P /
  • 16 May 2022 - 16:37
Klubet e njohura evropiane pas Luis Suarezit

Luis Suarez do të largohet nga Atletico Madridi gjatë afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi uruguaian do të largohet si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij skadon më 30 qershor.

Pavarësisht moshës, interesimi nga klubet e njohura evropiane nuk po mungon për Suarezin.

Sipas “Fichajes”, Aston Villa, Interi dhe Sevilla kanë shprehur interesim për 35-vjeçari.

Interi dhe Sevilla besohet se janë klubet më favorite për transferimin e ish-sulmuesit të Barcelonës, shkaku që luajnë në Ligën e Kampionëve. 

(Kosova Sot Online)