Edhe gjiganti anglez në garë për transferimin e Lewandowskit

  • A.P /
  • 16 May 2022 - 18:44
Edhe gjiganti anglez në garë për transferimin e Lewandowskit

Edhe Chelsea raportohet se ka shprehur interesim për Robert Lewandowskin.

Sulmuesi polak ka konfirmuar se nuk do të rinovojë kontratën me Bayern Munichin, teksa kontrata e tij aktuale skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm

Klubi gjerman nuk po e dëshiron largimin e tij këtë verë, derisa Lewandowski vazhdon të jetë i lidhur me një kalim te Barcelona.

Megjithatë, sipas “The Guardian”, tani në garë raportohet se është futur edhe Chelsea.

Mediumi britanik ka raportuar se 34-vjeçari e dëshiron transferimin në “Camp Nou”, por nëse kjo lëvizje dështon, atëherë klubi londinez është i gatshëm për të shfrytëzuar situatën.

Dëshira e Robert Lewandowskit është për t’u larguar nga “Allianz Arena” në afatin kalimtar të verës, por mbetet të shihet nëse Bayerni do e lejojë atë që të largohet. 

(Kosova Sot Online)