Pas suksesit historik në Botërorin e CS:GO, vjen një tjetër lajm i madh për djelmoshat e Bad News Eagles

  • S.A /
  • 17 May 2022 - 10:22
Pas suksesit historik në Botërorin e CS:GO, vjen një tjetër lajm i madh për djelmoshat e Bad News Eagles

Djelmoshat e ekipit kosovar Bad News Eagles ishin protagonistë në javët e fundit. Ata e bënë një paraqitje të jashtëzakonshme në Kampionatin Botëror të CS:GO duke arritur deri në fazën Legends Stage të turneut PGL Antwerp Major 2022, që u mbajt në Belgjikë. Dhe, lajmet e mira për ta nuk kanë të ndalur.

Nga përditësimi i listës së ekipeve më të mira në botë nga HLTV, ekipi kosovar BNE është futur në mesin e 20 ekipeve më të mira në botë.

Më saktësisht, nga vendi i 26-të, djelmoshat e artë kosovarë përfunduan në atë të 20-të pas freskimit të renditjes.

Pas paraqitjes bravuroze në turnetë e CS:GO, ekipi që e bëri historinë – Bad News Eagles, i la prapa në renditje ekipet e mëdha të këtij sporti. /

(Kosova Sot Online )