Donjeta Sadiku do ta kërkojë nesër finalen e Botërorit

  • S.A /
  • 17 May 2022 - 12:27
Donjeta Sadiku do ta kërkojë nesër finalen e Botërorit

Donjeta Sadiku do të zbresë në ring nesër në kërkim të finales së Kampionatit Botëror.

Boksiesia kosovare u kualifikua në gjysmëfinale pas fitores ndaj garueses nga Taipei, Wu Shih-yi në peshat -60 kilogramë.

Me këtë rast, ajo ia siguroi Kosovës medaljen e parë në histori në një Kampionat Botëror. Boksieria nga Gollaku e ka të sigurt të bronztën, por tash do të luftojë për të artën, eventualisht të argjendtën.

Në gjysmëfinalen e nesërme, Donjeta do të ketë punë me amerikanen Ellis Rashida Shakilya.

Me një fitore eventuale, Sadiku do ta siguronte të argjendtën dhe do të luftonte më pas në finale për të artën.

Paraprakisht, boksieria më e mirë kosovare i kishte mposhtur japonezen Ayaka Taguchi dhe kongolezen Jocelyne Tshamala.

Meçi gjysmëfinal i Donjeta Sadikut do të luhet nesër duke filluar nga ora 18:00.

Botërori i boksit po mbahet në Stamboll të Turqisë. 

(Kosova Sot Online )