Donjeta Sadiku mposhtet në gjysmëfinale por e fiton medaljen e bronztë

  • A.P /
  • 18 May 2022 - 19:11
Donjeta Sadiku mposhtet në gjysmëfinale por e fiton medaljen e bronztë

Donjeta Sadiku është ndalur në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të Boksit, që po mbahet në Stamboll të Turqisë.

Boksierja kosovare u mund nga amerikania, Rashida Ellis, kategoria -60 kg.

Sadiku ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në Botëror, pasi me tri fitore të shënuara, kishte siguruar medaljen e bronztë të botës

Ky njëherit është suksesi më i madh në histori të boksit kosovar.

(Kosova Sot Online)