Rafael Nadal e shfaq talentin e tij në futboll, dhuron spektakël me këmbë me top të tenisit

  • E.K /
  • 19 May 2022 - 14:15
Rafael Nadal e shfaq talentin e tij në futboll, dhuron spektakël me këmbë me top të tenisit

Rafael Nadal është një fans i flaktë i futbollit, edhe pse sporti që e bën më së miri është tenisi, ku i ka fituar plot 21 Grand Slame.

Ai njihet si një tifoz i Real Madridit, por së fundmi ka bërë diçka mjaft speciale.

Derisa po përgatitet për të marrë pjesë në turneun e madh të tenisit, Roland Garros, i cili është një specialitet i tij, 35 vjeçari e shfaqi një tjetër talent të tij.

Në fakt, tenisti spanjoll derisa po shkonte drejt stërvitjeve, me top të tenisit bëri ekzibicione me këmbë, si të ishte një futbollist profesionist, siç mund ta shihni në videon e publikuar nga “Eurosport” duke klikuar KETU

Pra, Nadal arriti në French Open si një “boss” dhe disponimi i tij është mjaft i lartë.

Po të mos merrej me tenis, me siguri se Nadal do ta provonte një eksperiencë në futboll…

https://streamja.com/O479n

(Kosova Sot Online)