Rudiger përshëndetet me Chelsean

  • A.P /
  • 20 May 2022 - 15:52
Rudiger përshëndetet me Chelsean

Antonio Rudiger e ka konfirmuar se do të largohet nga Chelsea këtë verë.

Kontrata e tij skadon në fund të qershorit dhe nuk do ta vazhdojë qëndrimin në “Stamford Bridge”.

Fituesi i Champions Leagues është i lidhur me një numër skuadrash elitare në Evropë, posaqërisht me Real Madridin.

Ndërsa, ai sot i dha lamtumirën tifozëve.


“Fatkeqësisht, negociatat e mia për kontratën kishin filluar të vështirësoheshin vjeshtën e kaluar. Biznesi është biznes, por kur nuk dëgjon asnjë lajm nga klubi nga gushti në janar, situata ndërlikohet. Pas ofertës së parë, kishte një periudhë të gjatë pa asgjë. Ne nuk jemi robotë, e dini? Ju nuk mund të prisni me muaj me kaq shumë pasiguri për të ardhmen tuaj”, tha Rudiger.

“Chelsea do të jetë gjithmonë në zemrën time. Londra do të jetë gjithmonë shtëpia ime”, përfundoi qendërmbrojtësi gjerman.

(Kosova Sot Online)