Conte e dëshiron mbrojtësin e Interit te Tottenhami

  • A.P /
  • 20 May 2022 - 16:36
Conte e dëshiron mbrojtësin e Interit te Tottenhami

Tottenham Hotspur raportohet se do të tentojë transferimin e Alessandro Bastonit në afatin kalimtar të verës.

Londinezët janë vetëm një pikë larg kualifikimit për në Ligën e Kampionëve, teksa po synojnë që të përforcohen për sezonin e ardhshëm

Spurs kanë identifikuar futbollistin e Interit si përforcim ideal për fazën e mbrojtjes.

Sipas “Corriere dello Sport”, Bastoni është i preferuar nga trajneri i skuadrës nga Premierliga, Antonio Conte.

(Kosova Sot Online)