Ylli – Trepça, sot zhvillohet finalja e parë

  • A.P /
  • 22 May 2022 - 11:18
Ylli – Trepça, sot zhvillohet finalja e parë

Sot do të zhvillohet ndeshja e parë e serisë finale në kuadër të “Play-Off”-it në Superligën e Kosovës.

Në finalen e madhe takohen Golden Eagle Ylli dhe Trepça

Ndeshja e parë mes këtyre skuadrave do të zhvillohet sot nga ora 17:30 në palestrën “13 Qershori” në Suharekë.

Ylli në gjysmëfinale eliminoi Sigal Prishtinën me seri prej 3:0, kurse Trepça eliminoi Pejën 3:1.


(Kosova Sot Online)