Zidane po kthehet

  • A.P /
  • 24 May 2022 - 14:53
Zidane po kthehet

Zinedine Zidane mund të bëhet trajner i Paris Saint-Germainit.

Trajneri francez mund ta zëvendësojë Pauricio Pochettinon, nëse palët arrijnë marrëveshje.

Në fakt, këtë javë është paraparë një takim në mes të ish-trajnerit të Real Madridit me presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi.

Kampioni francez nuk është dorëzuar ende dhe e do me ngulm ish-kampionin e Evropës dhe të Botës në krye të shtabit teknik.

Sipas mediumit spanjoll “Mundo Deportivo”, “Zizou” do t’i ofrohet një kontratë e majme me një rrogë prej 25 milionë eurosh në vit

Pasi e “blindoi” Kylian Mbappen, PSG-ja tash po mendon edhe për trajnerin e ri, në tentim për ta fituar Ligën e Kampionëve.

Siç dihet, Zidane është trajneri i parë në histori të futbollit që e ka fituar tri herë radhazi Championsin.

Dhe, ai konsiderohet si trajneri ideal për ta drejtuar klubin nga “Parku i Princave” drejt triumfit evropian, pasi qe më shumë se një dekadë po e dominon futbollin francez.

(Kosova Sot Online)