Benzema pyetet për Mbappen, kjo është përgjigjja e tij

  • A.P /
  • 24 May 2022 - 16:24
Benzema pyetet për Mbappen, kjo është përgjigjja e tij

Karim Benzema ka refuzuar të komentojë vendimin e Kylian Mbappe për të qëndruar në Paris Saint-Germain.

Sulmuesi francez theksoi se ai është plotësisht i fokusuar në finalen e Ligës së Kampionëve të Real Madridit kundër Liverpoolit të shtunën.

I pyetur se çfarë do t’i thoshte bashkatdhetarit të tij për faktin se ai refuzoi ofertën e Real Madridit për të nënshkruar kontratë të re me PSG -në, Benzema tregoi se ky nuk është momenti për të diskutuar për të ardhmen e Mbappes.

“Unë do të thoja se [ Real Madrid ] do të luajë finalen e Ligës së Kampionëve dhe ky nuk është momenti për të folur për këto gjëra të vogla”, tha Benzema për Movistar +.

“Jo, [preferoj të mos flas]. Nuk jam i zemëruar. Jam i fokusuar në finalen e Champions League. Është më e rëndësishme ta bësh këtë sesa të dëgjosh gjëra të tjera”, përfundoi francezi.

(Kosova Sot Online)