Dalin pamjet e momenteve kur huliganët holandezë brutalisht e sulmuan shqiptarin

  • A.P /
  • 24 May 2022 - 22:33
Dalin pamjet e momenteve kur huliganët holandezë brutalisht e sulmuan shqiptarin

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë.

Mediat në Shqipëri raportuan se një shtetas shqiptar është rrahur në mënyrë brutale nga tifozët e ekipit të Feyenoord.

Sipas informacioneve paraprake ai është transportuar në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Ngjarja ka ndodhur te zona e “9 katësheve” në kryeqytet.

Siç duket dhe nga pamjet i plagosuri ndodhet i shtrirë në trotuar, i pamundur të ngrihet në këmbë dhe i mbuluar me gjak në pjesën e fytyrës.

Nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

(Kosova Sot Online)