Çfarë reklame për Shqipërinë në botë përmes futbollit, finalja nga “Air Albania” do të transmetohet në 155 shtete të botës

  • A.P /
  • 25 May 2022 - 19:26
Çfarë reklame për Shqipërinë në botë përmes futbollit, finalja nga “Air Albania” do të transmetohet në 155 shtete të botës

Rreth 70 milionë eurot e investuara në “Air Albania Stadium” padyshim se ia kanë vlejtur. Falë këtij stadiumi dhe sportit të futbollit, Shqipëria është në qendër të vëmendjes nga të gjithë.

Federata Shqiptare e Futbollit mori të drejtën për të organizuar finalen e parë dhe historike të garës së Ligës së Konferencës

Kjo ndeshje finale do të zhvillohet sonte në kryeqytetin shqiptar, aty ku do të takohen Roma dhe Feyenoordi.

Këto ditë drejt Shqipërisë udhëtuan mijëra tifozë nga Italia, Holanda e vendet e tjera. Përveç në aspektin sportiv, padyshim se kjo do të ketë ndikim edhe në ekonominë shqiptare.

Se finalja e Ligës së Konferencës është reklamë e mirë për Shqipërinë në botë përmes futbollit, e dëshmon edhe fakti se kjo ndeshje do të transmetohet në 155 shtete të botës.

Finalja mes Romës dhe Feyenoordit do të zhvillohet nga ora 21:00. 

(Kosova Sot Online)