Plas sherri edhe në “Air Albania Stadium”, grushte te sektori i tifozëve të Feyenoordit

  • A.P /
  • 25 May 2022 - 21:29
Plas sherri edhe në “Air Albania Stadium”, grushte te sektori i tifozëve të Feyenoordit

Në “Air Albania Stadium” është duke u zhvilluar finalja historike e Ligës së Konferencës.

Për trofeun e kësaj garë në “luftë” janë Roma dhe Feyenoordi. Ndeshja ka nisur në ora 21:00.

Mirëpo, një përleshje tek tifozët nuk ka munguar as pak minuta para fillimit të kësaj ndeshje.

“Supersport” ka raportuar se në pjesën pas porte ku janë vendosur “ultrasit” e Feyenoordit nisi një sherr i madh.

Disa tifozë dallohen duke përdorur grushtet mes tyre. 

(Kosova Sot Online)