Nga gëzimi në trishtim: Oviedo festoi pa u kualifikuar, në stadium qarkulloi një lajm i rremë

  • S.A /
  • 30 May 2022 - 11:13
Nga gëzimi në trishtim: Oviedo festoi pa u kualifikuar, në stadium qarkulloi një lajm i rremë

Nga gëzimi në trishtim në harkun e pak sekondave. Real Oviedo, për pak kohë ëndërroi që e ka siguruar kualifikimin në “Play-off” për t’u futur në La Liga.

Pas fitores 3:2 ndaj Ibizas, në tribuna qarkulluan zëra se Burgos kishte shënuar ndaj Gironas.

Ky gol do t’ua mundësonte vendësve të luajnë në barazh kundër Eibarit.

Me këtë rast, nuk mungoi entuziazmi dhe gëzimi tek tifozët dhe tek lojtarët.

Në stadium po festonin të gjithë.

Por, fatkeqësisht, në realitet ndeshja e rivalëve kishte përfunduar 0:0 dhe kështu katalunasit e festuan përfundimin në “play-off”.

Pas kontrollit të shpejtë në smartphone, gëzimi u transformua në zhgënjim.

(Kosova Sot Online )