Ky është tifozi i Kosovës që e bleu fanellën e Kosovës 3 mijë euro

  • A.P /
  • 30 May 2022 - 15:39
Ky është tifozi i Kosovës që e bleu fanellën e Kosovës 3 mijë euro

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi e ka prezantuar tifozin Xhavit Krasniqi, i cili e ka blerë një fanellë të Kombëares së Kosovës prej 3 mijë eurosh, me idenë që këto para të shkojnë për bamirësi.

Në njoftimin e Agim Ademit thuhet:

“Bashkëatdhetari ynë Xhavit Krasniqi nga Suhareka, që jeton dhe vepron në Londër, dje në ndeshjen humanitare në Gjenevë, të organizuar nga Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, e ka blerë fanellën e Kombëtares së Kosovës me nënshkrimet e futbollistëve për 3 mijë euro.

Këto mjete janë dhuruar për bamirësi, që ka qenë edhe qëllimi i këtij eventi.

Xhaviti është një biznesmen i njohur që merret me patundshmëri dhe zotëron edhe sallonin e veturave, teksa njihet si humanist i madh jo vetëm në shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, por kudo ku është e nevojshme.

Gjesti i tij dhe vlerësimi i fanellës dardane meriton respekt dhe mirënjohje. Kosova është me fat që ka njerëz të tillë të vullnetit të mirë kudo në botë”. 

(Kosova Sot Online)