Hedhet shorti për Kampionatin Evropian, Kosova në grup me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Moldavinë

  • A.P /
  • 31 May 2022 - 16:30
Hedhet shorti për Kampionatin Evropian, Kosova në grup me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Moldavinë

Sot, në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për eliminatoret e Kampionatit Evropian U17 në konkurrencën e femrave, për sezonin 2022/23.

Shorti e ka vendosur Kosovën në Grupin B2 të Ligës B

Pjesë e këtij grupi janë edhe Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Moldavia.

Ndeshjet e këtij grupi do të organizohen në Shqipëri, më 18, 21 dhe 24 tetor të këtij viti.

Gjashtë Kombëtaret fituese të grupeve dhe vendet e dyta me rezultatet më të mira ndaj ekipeve të para dhe të treta në grup do të promovohen në Ligën A. 

(Kosova Sot Online)