U hodh shorti për Evropianin U19, UEFA ia beson organizimin Kosovës – ky është grupi i “Dardaneve”

  • A.P /
  • 31 May 2022 - 16:46
U hodh shorti për Evropianin U19, UEFA ia beson organizimin Kosovës – ky është grupi i “Dardaneve”

Sot, në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për eliminatoret e Kampionatit Evropian U19 në futboll – në konkurrencën e femrave.

Shorti e ka vendosur Kosovën në Grupin B5 të Ligës B

Pjesë e këtij grupi janë edhe Bullgaria e Gjilbraltari.

Ndeshjet e këtij grupi do të luhen në Kosovë, nga data 7 deri më 15 nëntor të këtij viti.

Federata e Futbollit e Kosovës në hedhjen e shortit u përfaqësua nga Sanije Krasniqi.

(Kosova Sot Online)