“Dardanët” do të nisen sot drejt Qipros me mision fitoren

  • S.A /
  • 01 June 2022 - 08:54
“Dardanët” do të nisen sot drejt Qipros me mision fitoren

Kontingjenti i Kombëtares së Kosovës do të niset sot drejt Qipros me mision të qartë – ta nisë pozitivisht kampanjën e re në Ligën e Kombeve. “Dardanët” do t’i zhvillojnë këtë muaj katër ndeshje në kuadër të Grupit 2 në Ligën C. Ata u përgatitën disa ditë në Kosovë para nisjes së sotme drejt tokës qipriote.

Verdhekaltrit synojnë të bëjnë paraqitje pozitive në ndeshjen e nesërme, ndërkohë që nuk e kanë fshehur as synimin e tyre për ta fituar këtë lojë.

Më pas, trupa e trajnerit Alain Giresse do t’i zhvillojë dy ndeshje në shtëpi, me Greqinë më 5 dhe me Irlandën e Veriut më 9 të këtij muaji.

E maratonën e ndeshjeve të pjesës së parë të qershorit Kosova do ta mbyllë me ballafaqimin që do ta ketë me Greqinë në udhëtim më 12 të këtij muaji. 

(Kosova Sot Online )