Kroos flet për intervistën e zemëruar me gazetarin: “Donin që unë të thosha se Real Madrid fitoi padrejtësisht”!

  • S.A /
  • 01 June 2022 - 11:36
Kroos flet për intervistën e zemëruar me gazetarin: “Donin që unë të thosha se Real Madrid fitoi padrejtësisht”!

Toni Kroos nuk u kënaq nga një pyetje e një gazetari gjerman pas fitores 1-0 të Real Madridit ndaj Liverpoolit në finalen e Ligës së Kampionëve.

Gazetari televiziv e pyeti bashkatdhetarin e tij nëse ishte i befasuar që Liverpool kishte dominuar lojën, por pyetja e tij nuk i pëlqeu Kroos, i cili shprehu zhgënjimin e tij.

“Ke pasur 90 minuta dhe ke bërë dy pyetje kaq të këqija”, është përgjigjur mesfushori i Real Madridit, përpara se të largohej. Pse Kroos ishte i frustruar për pyetjen e finales pas Ligës së Kampionëve?

Disa ditë pas finales, Kroos iu referua incidentit në podcast-in e tij Einfach mal luppen, ku ai flet me vëllain e tij Felix për tema të ndryshme çdo javë.

“Ju mund të pyesni ‘Si e keni parë ndeshjen?’ dhe nuk do të kisha thënë se ishim kundër murit nga minuta e parë deri në të 90-ën”, tha fillimisht Kroos.

“Unë jam i pari që them se ishte një lojë e barabartë dhe Liverpool ndoshta kishte disa shanse më shumë. Por, ne e fituam ndeshjen, siç kemi bërë shumë herë në muajt e fundit”. “Në vend të kësaj, ai donte të më dëgjonte të them se ne fituam padrejtësisht. Unë nuk jap asnjë m*t për një finale, vetëm duhet ta fitosh atë”.

“Në atë moment isha i inatosur. Sigurisht që na u desh të kalonim dy-tri faza presioni, këtë i thashë edhe kur e bëri pyetjen”.

“Por, kjo është normale. Çfarë prisni, që ne dominojmë Liverpoolin për 90 minuta? Ata janë një ekip i klasit botëror. Ne duhej t’i mposhtnim dhe këtë bëmë”, përfundoi gjermani.

(Kosova Sot Online )