Giresse: Na duhet shpirt luftarak

  • A.P /
  • 01 June 2022 - 17:00
Giresse: Na duhet shpirt luftarak

Kosova nesër do të fillojë edicionin e ri të Ligës së Kombeve me ndeshjen ndaj Qipros.

Para duelit, në konferencë për media ishin trajneri Alain Giresse dhe mesfushori Valon Berisha.

Trajneri francez, Alain Giresse tha para ndeshjes se u duhet shpirt luftarak.

Po e nisim një garë të re. Të gjitha ekipet pjesëmarrëse janë në një pikë të njëjtë. Na duhet shpirt luftarak. Per neve ka qenë shumë e rëndësishme të shikojmë se si luan Qipro. Duhet të vendosemi në fushë ashtu sic lojtarët ndihen më së miri. Duhet të luajmë shumë shpejt, të qarkullojmë topin, kur e kemi atë në pronësi. I kemi shikuar disa nga ndeshjet e fundit të Qipros, dhe e kemi parë potencialin e tyre”, u shpreh Giresse.

Nesër Kosova luan ndaj Qipros në udhëtim me fillim nga ora 18:00.


(Kosova Sot Online)