“Gjejeni kush hyri fshehurazi në shtratin tim mbrëmë”, Morina publikon foton e famshme me kupë

  • S.A /
  • 03 June 2022 - 11:22
“Gjejeni kush hyri fshehurazi në shtratin tim mbrëmë”, Morina publikon foton e famshme me kupë

Golden Eagle Ylli dje u shpall kampion i Kosovës në basketboll, duke e mposhtur Trepçën në seritë finale me rezultat të përgjithshëm 3:1. Kështu, therandasit arritën ta ruanin titullin e kampionit që e fituan sezonin e kaluar, duke e përsëritur suksesin e njëjtë. Ndërsa, sot kapiteni i Yllit, Gëzim Morina e publikoi një fotografi me trofeun në shtrat.

“Mirëmëngjes njerëz. Gjejeni kush hyri fshehurazi në shtratin tim mbrëmë”, shkroi Morina në profilin e tij në Facebook.

(Kosova Sot Online )