Zverev pëson lëndim të rëndë dhe largohet mes lotëve, Nadal kalon në finale të “French Open 2022”

  • A.P /
  • 03 June 2022 - 19:12
Zverev pëson lëndim të rëndë dhe largohet mes lotëve, Nadal kalon në finale të “French Open 2022”

Rafael Nadal ka kaluar në finalen e “French Open 2022”, pasi kundërshtari i tij në gjysmëfinale, Alexander Zverev, u detyrua të tërhiqet shkaku i një lëndimi.

Nadal e fitoi setin e parë 7:6 dhe seti i dytë ishte 6:6 para se tenisti numër tre në botë të lëndohet. Ndeshja zgjati më shumë se tre orë deri në atë moment.

Sipas informatave të para, 25-vjeçari pësoi lëndim në kyçin e këmbës. Ai u largua mes lotëve nga loja.

Ndryshe, Nadal në finale do të takohet me fituesin nga përballja Casper Ruud – Marin Cilic.

(Kosova Sot Online)