Ky gol i mëshon vulë Topit të Artë që do ta fitojë Benzema

  • A.P /
  • 05 June 2022 - 11:10
Ky gol i mëshon vulë Topit të Artë që do ta fitojë Benzema

Karim Benzema e zhvilloi një sezon spektakolar me Real Madridin, me të cilin e fitoi titullin e kampionit në La Liga, e më pas edhe trofeun e Ligës së Kampionëve.

Por, 34 vjeçari nuk është ndalur me kaq

Ish-futbollisti i Lyonit e ka vazhduar formën e shkëlqyeshme edhe në Ligën e Kombeve me Kombëtaren e Francës.

Benzema e realizoi një gol maestral ndaj Danimarkës, duke e bërë një sllallom në mbrojtjen daneze për ta mposhtur më pas me mjeshtri portierin kundërshtar

E ky gol i mëshon vulë Topit të Artë, të cilin pritet ta fitojë pa kurrfarë dyshimi sulmuesi i Real Madridit, i cili e ka arritur formën jetësore.

Fatkeqësisht, Franca humbi 1:2 nga Danimarka, por ajo që mbeti në kujtesë të të gjithëve ishte goli spektakolar i Karim Benzemas. 

(Kosova Sot Online)