Nga 40 në 100 milionë euro, Vinicius është më mirë dhe më fitues se Messi pas katër sezonesh

  • A.P /
  • 05 June 2022 - 14:08
Nga 40 në 100 milionë euro, Vinicius është më mirë dhe më fitues se Messi pas katër sezonesh

Vinicius është lojtari që është rritur më shumë në panoramën e futbollit gjatë sezonit të fundit dhe kjo pasqyrohet edhe në vlerën e tij në merkato.

Siç ka bërë të ditur faqja e specializuar transfermarkt, futbollisti brazilian është lojtari që ka parë t’i rritet më shumë vlera pas këtij sezoni, duke kaluar nga 40 në 100 milionë euro.

RRITJE – Djaloshi është në rritje. Në sezonin e tij të parë, 2018/19, ka shënaur 4 gola dhe ka dhënë 8 asiste. Vitin pasues është përmirësuar pak para portës, me një gol më shumë, por duke dhënë vetëm 3 asiste. Në sezonin 2020/21 ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 4 asiste, raporton Telesport.

Më pas ka ardhur sezoni i shpërthimit me Carlo Ancelotti-n. 22 gola dhe 16 asiste shifrat që janë më të larta se tëgjitha sezonet e mëparshme (15 gola dhe 15 asiste në katër vite).

Shifra që ia kalojnë edhe Leo Messi-t. Nëse bëhet një krahasim mes katër sezoneve të para të argjentinasit dhe ato të brazilianit, për numrin e titujve të fituar, ndeshjet e luajtura dhe asistet, Vinicius është përpara.

KRAHASIMI – Vinicius, në katër sezonet e para ka marrë në shtëpi plot gjashtë tituj. Një Champions League, dy La Liga dhe po aq Superkupa të Spanjës dhe një Botëror për Klube.

Messi, në të njëjtën periudhë, është ndalur në katër trofe: një Champions, dy kampionate dhe një Superkupë të Spanjës. Braziliani ka shënuar 37 gola dhe ka dhënë 31 aisste në 201 ndeshje.

Pleshti, nga ana tjetër, ka luajtur shumë më pak, por ka qenë më rezultativ para portës. Argjentinasi ka shënuar 42 gola në 110 ndeshje, duke dhënë 19 asiste.

(Kosova Sot Online)