Gjiganti spanjoll interesohet për Gabriel Jesusin

  • A.P /
  • 06 June 2022 - 15:31
Gjiganti spanjoll interesohet për Gabriel Jesusin

Real Madridi është në kërkim të një sulmuesi pasi dështoi ta transferonte Kylian Mbappen, por edhe paraprakisht Erling Haalandin.

Tash, mediat spanjolle raportojnë se “Los Blancos” po planifikojnë të “peshkojnë” në Angli.

Mediumi “Cadena SER” raporton se kampioni i freskët i Evropës ia ka vënë syrin sulmuesit të Manchester Cityt, Gabriel Jesus

Më parë, edhe Atletico Madridi e kishte shikuar mundësinë e transferimit të përfaqësuesit brazilian, por “Los Colchoneros” ishin tërhequr në fund.

Ndërkohë, javëve të fundit po spekulohet edhe për një interesim eventual të Arsenalit për Gabriel Jesusin, i cili do të largohet gjithsesi nga “Etihad Stadium” pas arritjes së Erling Haalandit aty.

Jesus do ta mirëpriste një transferim eventual tek kampioni i ri spanjoll.


(Kosova Sot Online)