Liverpooli e refuzoi ofertën e parë të Bayernit për Manen

  • A.P /
  • 06 June 2022 - 16:09
Liverpooli e refuzoi ofertën e parë të Bayernit për Manen

Bayern Munichu është klubi më i interesuar për ta transferuar Sadio Manen.

Gjiganti bavarez madje e ka bërë edhe ofertën e parë për sulmuesin senegalez, i cili e ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Liverpooli.

Mediumi “Times” raporton se klubi nga “Allianz Arena” i ka ofruar afro 25 milionë euro për sulmuesin afrikan, plus 5 milionë të tjerë nga bonuset

Por, i njëjti medium raporton se “Reds” e kanë refuzuar ofertën e parë të Bayernit.

Kjo pasi ata pretendojnë t’i fitojnë deri në 40 milionë euro nga shitja e Manes.

Futbollisti ka kontratë me nënkampionin anglez dhe evropian deri në vitin 2023.

Krahas Bayernit, interesim për sulmuesin e rrezikshëm ka shfaqur edhe Paris Saint-Germaini.

Gjiganti bavarez e do Manen në rast se do të mbetet pa sulmuesit në largim, Robert Lewandowski e Serge Gnabry. 

(Kosova Sot Online)