Bayerni me ofertë të re për Manen

  • A.P /
  • 06 June 2022 - 17:12
Bayerni me ofertë të re për Manen

Bayern Munichi raportohet se po përgatit një ofertë të re për Sadio Manen.

Së fundi u raportua se Liverpooli e ka refuzuar një ofertë prej rreth 25 milionë eurove, por kampioni gjerman duket se nuk do të dorëzohet 

“Sport1” ka raportuar se Bayerni po e përgatit një ofertë të re prej 35 milionë eurove dhe plus 5 milionë të tjera në formë të bonuseve.

Sipas mediumit gjerman, kjo ofertë tani është duke u diskutuar mes klubeve.

Mes Liverpoolit dhe Bayernit pritet që të arrihet një marrëveshje së shpejti. 

(Kosova Sot Online)