Icardi e konfirmon të ardhmen e tij

  • A.P /
  • 06 June 2022 - 17:32
Icardi e konfirmon të ardhmen e tij

Mauro Icardi nuk do të largohet nga Paris Saint-Germaini.

Rreth të ardhmes së argjentinasit u spekulua shumë, por tashmë ai ka konfirmuar se do të qëndrojë te kampioni francez

“Jam ende nën kontratë me Paris Saint-Germain, edhe për dy vitet e ardhshme. Karriera ime nuk është në rrezik siç thoni ju [gazetarët]. Kam vendosur të qëndroj këtu te PSG-ja”, ka thënë ish-sulmuesi i Interit.

“Mos u shqetësoni, unë jam ende 29 vjeç dhe njerëzit e dinë se kush jam pasi kam shënuar gati 200 gola”, shtoi ai.


Icardi te Paris Saint-Germaini u transferua në verën e vitit 2020 nga Interi për 50 milionë euro.

Kontrata e tij me parisienët skadon zyrtarisht më 30 qershor 2024.

(Kosova Sot Online)