Klubi i njohur gjerman i bashkohet garës për transferimin e Brojës

  • A.P /
  • 06 June 2022 - 20:51
Klubi i njohur gjerman i bashkohet garës për transferimin e  Brojës

Klubi i njohur gjerman i bashkohet garës për transferimin e Armando Brojës

Borussia Dortmundi raportohet se është klubi i radhës që ka shprehur interesim për Armando Brojën.

Sulmuesi shqiptar bëri një sezon të mirë te Southamptoni si i huazuar nga Chelsea, duke marrë kështu vëmendjen e shumë klubeve të njohura evropiane

“Sky Germany” ka raportuar se për shërbimet e Brojës së fundmi interesim ka shprehur Borussia Dortmundi.

Klubi gjerman thuhet se dëshiron të përforcohet ende në fazën e sulmit, pas largimit të Erling Haalandit. “Verdhezinjtë” javë më parë konfirmuan transferimin e Karim Adeyemit.

20-vjeçari me Chelsean ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.

Për shërbimet e reprezentuesit shqiptar thuhet se interesim kanë shprehur edhe klubet si West Ham Unitedi e Evertoni. Më herët është thënë se edhe Arsenali është një prej klubeve të interesuara.

Armando Broja në tregun e transferimeve vlerësohet me 18 milionë euro.

(Kosova Sot Online)