Kroacia dhe Franca ndajnë pikët

  • A.P /
  • 06 June 2022 - 22:55
Kroacia dhe Franca ndajnë pikët

Kroacia dhe Franca kanë ndarë pikët në përballjen e tyre në Ligën e Kombeve.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Poljud” të Splitit, përfundoi me rezultatin 1:1.

Adrien Rabiot (52’) shënoi për francezët, kurse Andrej Kramaric (83’ – nga penalltia) shënoi për kroatët.

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara në Grupin 1 të Ligës A, Kroacia dhe Franca ndajnë pozitat tre dhe katër me nga një pikë.

(Kosova Sot Online)