Real Madrid – Luka Modric, nesër do të zyrtarizohet marrëveshja e re

  • A.P /
  • 07 June 2022 - 16:28
Real Madrid – Luka Modric, nesër do të zyrtarizohet marrëveshja e re

Real Madridi dhe Luka Modric do të zyrtarizojnë marrëveshjen e re të mërkurën.

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se klubi spanjoll nesër do të konfirmojë kontratën e re të mesfushorit kroat.

36-vjeçari me Real Madridin do të vazhdojë kontratën edhe për një tjetër sezon.

Kontrata e re është planifikuar që të nënshkruhet nesër në “Santiago Bernabeu”, ku do të jetë prezent edhe presidenti, Florentino Perez.

Marrëveshja e re mes palëve u arrit menjëherë pas finales së Ligës së Kampionëve. Negociatat thuhet se ishin shumë të shpejta.

Sipas gazetarit italian, zyrtarizimi i marrëveshjes për rinovim të kontratës së Modricit do të bëhet para se të zyrtarizohet transferimi i Aurelien Tchouamenit. 

(Kosova Sot Online)