Trajneri i Irlandës Veriore synon fitore nesër, përmend tre futbollistë të Kosovës

  • 08 June 2022 - 20:27
Trajneri i Irlandës Veriore synon fitore nesër, përmend tre futbollistë të Kosovës

Ian Baraclough, trajneri i Irlandës së Veriut ka deklaruar se Kosova ka lojtarë cilësorë në përbërje, por do të synojnë fitoren nesër.

Kosova përballet nesër me Irlandën Veriore me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Para ndeshjes, Baraclough deklaroi se do të shpresojnë në rezultat pozitiv ndaj “Dardanëve”

Kosova ka në përbërje shumë lojtarë cilësorë dhe të nivelit të lartë. Unë vërtet jam i impresionuar me ekipin e Giresse, Rashica, Muriqi, Zhegrova e të tjerë janë shumë lojtarë të rrezikshëm. Do të shkojmë në secilën ndeshje për të fituar. E dimë historinë tonë, Liga e Kombeve nuk ka qenë e mirë për ne, në aspektin e rezultateve. Kemi provuar lojtarë të rinj në skuadër. Jemi skuadër e re, po zhvillohemi. Jemi duke e freskuar ekipit. Nuk dihet çfarë mund të ndodh në një ndeshje. Shpresojmë të marrim rezultat pozitiv ndaj Kosovës”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)