Liverpool arrin marrëveshje me Darwin Nunez

  • A.P /
  • 09 June 2022 - 20:35
Liverpool arrin marrëveshje me Darwin Nunez

Liverpool është afër nënshkrimit të Darwin Nunez nga Benfica, me klubin e Premierligës që thuhet se ka rënë dakord për kushtet personale.

Ai do të kushtonte një shifër rekord klubi, por Reds duket se janë të gatshëm të shpenzojnë shumë për sulmuesin 22-vjeçar uruguajan, veçanërisht pasi Sadio Mane mund të largohet nga Anfield këtë verë.

Sipas The Athletic, asgjë nuk është nënshkruar me lojtarin, por kushtet personale janë arritur.

Megjithatë, Liverpool do të duhet të arrijë një marrëveshje me Benfican, e cila mund të kushtojë 80 milionë euro plus 20 milionë euro shtesë.

Jurgen Klopp thuhet se është një admirues i madh i Nunez, i cili shënoi 34 gola në 41 paraqitje për Benficën këtë sezon të kaluar. 

(Kosova Sot Online)