Kosova 0:0 Irlanda e Veriut

  • A.P /
  • 09 June 2022 - 20:54
Kosova 0:0 Irlanda e Veriut

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sonte ndeshjen e tretë të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” do ta presin Irlandën e Veriut në ndeshjen e vlefshme për Grupin 2 të Ligës C.

 

Kosova 0:0 Irlanda e Veriut

8′ Penallti për Kosovën.

2′ Goditja e parë nga këndi për mysafirët.

1′ Starton ndeshja

20:41. Intonohet himni i Irlandës së Veriut.

20:10. Lojtarët e dy ekipeve tashmë kanë dalë në nxemje dhe po bëhen gati për ndeshje.

Renditja

Kosova renditet në vendin e 107-të në ranglistën botërore të FIFA-s.

Në anën tjetër, Irlanda Veriore gjendet dukshëm më mirë, në vendin e 54-të.

Vlerat e kombëtareve

“Dardanët” kanë vlerë prej 72.9 milionë euro, kurse Irlanda Veriore 27.48.

Lojtari më i vlefshëm tek irlandezët është qendërmbrojtësi Paddy McNair me 6 milionë euro, kurse te Kosova dallohet Amir Rrahmani me 25 milionë euro.

Deklaratat e dy trajnerëve

Trajneri Alain Giresse në konferencë për shtyp dje theksoi se “Dardanët” ndodhen në situatë jo të zakonshme, teksa përballen me mungesa të shumta.

Sidoqoftë, ai zotohet se do të mundohet t’i mbulojë këto mungesa dhe ekipi të paraqitet pozitivisht në fushën e blertë.

“Ndodhemi në situatë të veçantë. Vlen të përmendet mungesa e dy lojtarëve që u ndëshkuan me karton të kuq. Këta dy lojtarë që i shtohen listës së mungesave dhe atyre që nuk janë grumbulluar, me ç’rast jemi në vështirësi në pozicione të caktuara, pasi lojtarët që mungojnë janë të rëndësishëm në pozitat e tyre. Mirëpo, pa dyshim se në do të tentojmë t’i përshtatemi situatës ku ndodhemi dhe të tregojmë performanca sa më të mira”, u shpreh Giresse.

Nga ana tjetër, trajneri i Irlandës së Veriut, Ian Baraclough e ka vlerësuar lartë ekipin kosovar.

Por, selektori i udhëtuesve nuk e ka fshehur synimin për të fituar në duelin e sontëm.

“Kosova ka në përbërje shumë lojtarë cilësorë dhe të nivelit të lartë. Unë vërtet jam i impresionuar me ekipin e Giresse, Rashica, Muriqi, Zhegrova e të tjerë janë shumë lojtarë të rrezikshëm. Do të shkojmë në secilën ndeshje për të fituar. E dimë historinë tonë, Liga e Kombeve nuk ka qenë e mirë për ne, në aspektin e rezultateve. Kemi provuar lojtarë të rinj në skuadër. Jemi skuadër e re, po zhvillohemi. Jemi duke e freskuar ekipit. Nuk dihet çfarë mund të ndodh në një ndeshje. Shpresojmë të marrim rezultat pozitiv ndaj Kosovës”, ka thënë ai.

Në dy ndeshjet e para, Kosova i ka grumbulluar 3 pikë pasi e mundi Qipron 2:0 dhe humbi nga Greqia, 0:1,

Kurse, veri-irlandezët e kanë një pikë pasi humbën nga Greqia, 0:1 dhe më pas barazuan me Qipron, 0:0.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Irlandës së Veriut do të fillojë në orën 20:45.

(Kosova Sot Online)