Shqipëria e mbyll pjesën e parë me epërsi minimale ndaj Izraelit

  • A.P /
  • 10 June 2022 - 21:59
Shqipëria e mbyll pjesën e parë me epërsi minimale ndaj Izraelit

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Kombëtares të Shqipërisë dhe Izraelit në Ligën e Kombeve.

45 minutat e parë në stadiumin “Air Albania” janë mbyllur me epërsinë minimale të “Kuqezinjve

Kombëtarja shqiptare e dominoi tërësisht pjesën e parë, teksa golin e gjeti në fundin e saj.

Armando Broja shënoi në minutën e 45-të nga pika e bardhë.

Kujtojmë se një fitore eventuale e Shqipërisë sonte, do e dërgonte Kombëtaren shqiptare në krye të Grupit 2 në Ligën B.

(Kosova Sot Online)