Juventus arrin marrëveshjen me Paul Pogba, ja detajet e kontratës

  • A.P /
  • 12 June 2022 - 13:43
Juventus arrin marrëveshjen me Paul Pogba, ja detajet e kontratës

Juventus po përgatitet të mirëpresë Paul Pogba. I larguar nga Manchester United, mesfushori francez do të mbërrijë në Torino si transferim i lirë, teksa do të nënshkruaj një kontratë  4vjeçare nga e cila do të përfitojë 8 milionë euro në sezon plus bonuset.

Drejtuesit e klubit italianë kanë vendosur të bëjnë një sforco të madhe duke shfrytëzuar gjithashtu përfitimet tatimore të Dekretit të Rritjes mbi tatimin, i cili do ta lejojë atë të kursejë disa para bruto, raporton “Corriere dello Sport” , e cila e bën të kryer marrëveshjen mes palëve. Njoftimi – thuhet  – do të bëhet në korrik për arsye buxhetore.

(Kosova Sot Online)