Irlanda e Veriut shkrin epërsinë e dy golave dhe nxjerr një pikë ndaj Qipros

  • A.P /
  • 12 June 2022 - 17:12
Irlanda e Veriut shkrin epërsinë e dy golave dhe nxjerr një pikë ndaj Qipros

Një ndeshje shumë interesante u zhvillua sot mes Irlandës së Veriut dhe Qipros.

Dueli i dy ekipeve të fundit të tabelës ishte mjaft i bukur dhe prodhoi katër gola, si dhe një rikthim të irlandezëve.

Qipro arriti të kalonte në epërsi në minutën e 32-të përmes Kakoullis.

Mysafirët dyfishuan epërsinë në minutën e 51-të kur Kakoullis realizoi sërish.

Dhe, kur të gjithë menduan se tri pikët do t’i merrnin qipriotët, Irlanda e Veriut realizoi një rikthim të bukur.

Fillimisht McNair ngushtoi epërsinë në minutën e 71-të, para se Evans të barazonte shifrat në minutën 90+4.

Një rikthim të ngjajshëm, Irlanda e Veriut ishte afër ta bënte edhe ndaj Kosovës të enjtën, por ishin të pafatë në fund.

Me këtë barazim, Irlanda e Veriut mbetet në vendin e tretë me dy pikë, kurse dy pikë ka edhe Qipro që mban pozitën e fundit në grup, e cila dërgon në play-out për t’u larguar nga Liga C.

(Kosova Sot Online)