Tifozi armen provokon nga tribuna me thirrjen “Rusia”, ky ishte reagimi i lojtarëve ukrainas

  • G.G /
  • 13 June 2022 - 13:58
Tifozi armen provokon nga tribuna me thirrjen “Rusia”, ky ishte reagimi i lojtarëve ukrainas

Kombëtarja e Ukrainës u rikthye së fundmi në fushën e blertë, më shumë se tre muaj nga fillimi i luftës në këtë vend.

Ekipet kombëtare të grupmoshave të ndryshme po i zhvillojnë ndeshjet e tyre ndërkombëtare.

Një të tillë e zhvilloi së fundmi edhe Ukraina U-21, e cila u përball me Armeninë.

Por, ajo që ndodhi në këtë takim ishte e turpshme.

Një tifoz i Armenisë e bëri një provokim të rëndë duke thirrur “Rusia”, teksa një lojtar ukrainas po gjuante nga faulli, siç mund ta shihni duke klikuar KETU

https://streamja.com/oe4VQ

Lojtarët e rinj ukrainas mbetën të shtangur për një moment nga ajo që e dëgjuan, por megjithatë nuk ranë pre e këtij provokimi dhe e vazhduan aksionin.

Gjesti i tifozit armen është dënuar ashpër nga komentuesit në një kohë kur Ukraina po përbllet me agresionin rus, i cili e ka për qëllim pushtimin e këtij vendi.

E gjithë bota e sportit i ka dalë në krahë popullit ukrainas, ndërsa rusët janë përjashtuar në shumicën prej aktiviteteve sportive. 

(Kosova Sot Online)