Shqipëria zhgënjen edhe në miqësore, luan baras me Estoninë
Kombëtarja e Shqipërisë nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim nga ndeshja miqësore me Estoninë.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Air Albania” ka përfunduar baras dhe pa gola
“Kuqezinjtë” regjistruan disa raste shënimi, por që nuk ia dolën të shënonin.
Pavarësisht se ishte ndeshje miqësore, rezultati nga kjo ndeshje është zhgënjyes për Kombëtaren shqiptare, duke marrë parasysh se për kundërshtarë kishte një ekip modest.
(Kosova Sot Online)
Ndryshe, kjo ishte edhe ndeshja e fundit e Shqipërisë për muajin qershor.
