Ballkani e mëson sot emrin e kundërshtarit të Championsit

  • S.A /
  • 14 June 2022 - 12:12
Ballkani e mëson sot emrin e kundërshtarit të Championsit

Kampioni i Kosovës, Ballkani do t’i mësojë sot emrat e kundërshtarëve të Ligës së Kampionëve. Therandasit do të jenë pjesë e shortit për rrethin e parë kualifikues, i cili do të mbahet në Nyon të Zvicrës duke filluar nga ora 12:00. Pjesë e shortit janë 30 ekipe, ndërsa fituesit e këtij rundi do të kalojnë në rrethin e dytë kualifikues.Kurse, ekipet humbëse do të kalojnë në rrethin e dytë të UEFA Europa Conference League.

Pra, ekipi nga Suhareka do të mundohet të kalojë në rrethin e dytë kualifikues të Championsit.

Por, edhe nëse nuk e arrin një gjë të tillë, eksperienca e tij do të vazhdojë në garën e tretë më të rëndësishme të futbollit evropian.

Krahas Ballkanit, në garat evropiane nga futbolli kosovar do të luajnë edhe Drita e Llapi.

(Kosova Sot Online )