PSG me lëvizje të befasishme, afër marrëveshjes me trajnerin e “panjohur” francez

  • A.P /
  • 14 June 2022 - 20:03
PSG me lëvizje të befasishme, afër marrëveshjes me trajnerin e “panjohur” francez

Paris Saint-Germaini është afër që të bëhet me trajner të ri, pasi Mauricio Pochettino pritet që të largohet.

Derisa raportohej që Zinedine Zidane do e marrë drejtimin e kampionëve të Francës, tashmë situata ka ndryshuar krejtësisht

Gazetari i njohur dhe eksperti i tregut të transferimeve, Ginaluca Di Marzio, ka raportuar se PSG është afër emërimit të Christophe Galtierit në pozitën e trajnerit.

Galtier nuk është emër i njohur shumë në futbollin evropian, përveçse në atë francez.

55-vjeçari nga viti i kaluar është trajner te Nice, teksa më herët ka drejtuar edhe dy skuadrat tjera nga Ligue 1 e Francës, Lille dhe Saint-Etienne. 

(Kosova Sot Online)