
Arrihet marrëveshja për shkëputje të kontratës mes PSG-së dhe Pochettinos

Mauricio Pochettino do të largohet nga Paris Saint-Germaini.
Trajneri argjentinas e fitoi titullin e kampionit në sezonin e fundit në Ligue 1, por dështimi në Ligën e Kampionëve i ka kushtuar atij
“Le Parisien” ka raportuar këtë të martë se përfaqësuesit e Pochettinos kanë arritur një marrëveshje me PSG për të ndërprerë bashkëpunimin.
Sipas mediumit francez, largimi i tij do të zyrtarizohet nesër ose të enjten.
Më herët është raportuar se largimi i Pochettinos do t’i kushtojë 15 milionë euro PSG-së, pasi që 50-vjeçari ka kontratë të vlefshme deri në vitin e ardhshëm.
(Kosova Sot Online)