Kosta Rika, kombëtarja e fundit që siguron pjesëmarrjen për në Botërorin “Katar 2022”

  • A.P /
  • 14 June 2022 - 22:08
Kosta Rika, kombëtarja e fundit që siguron pjesëmarrjen për në Botërorin “Katar 2022”

Kosta Rika është kombëtarja e fundit që e ka siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Në finalen e “Play-Offit”, të përzgjedhurit e Luis Fernando Suarezit fituan ndaj Zelandës së Re

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Ahmed bin Ali” në Doha, ka përfunduar me rezultatin 1:0.

Kosta Rika fitoren e siguroi qysh në minutën e tretë, kur shënoi Joel Campbell.

Zelanda e Re ia doli të shënonte në minutën e 39-të, por goli i Chris Wood u anulua nga VAR-i për shkak të pozitës jashtë loje. Për këtë kombëtare punët u vështirësuan edhe më shumë në minutën e 66-të, kur Kosta Barbarouses u përjashtua nga loja me karton të kuq.

Ndryshe, Kosta Rika në Botërorin e këtij viti është shortuar për në Grupin E, bashkë me Spanjën, Gjermaninë dhe Japoninë. 

(Kosova Sot Online)