
Holanda mposht Uellsin dhe vazhdon kryesimin në grup, Belgjika fiton në udhëtim te Polonia

Kombëtarja e Holandës ka vazhduar me formën pozitive në Ligën e Kombeve.
“Tulipanët” sonte shënuan fitore 3:2 ndaj Uellsit në ndeshjen e xhiros së katërt në Grupin 4 të Ligës A,
Noa Lang (17’), Cody Gakpo (23’) dhe Memphis Depay (90+3’) shënuan në fitoren e holandezëve, kurse Brennan Johnson (26’) dhe Gareth Bale (90+2’ – penallti) shënuan për uellsianët.
Në kuadër të këtij grupi, sonte u zhvillua edhe ndeshja mes Polonisë dhe Belgjikës, e cila u fitua 0:1 nga belgët.
Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi Michy Batshuayi (16’).
Holanda me dhjetë pikë është lidere e këtij grupi, teksa Belgjika është e dyta me shtatë pikë.
Polonia renditet e treta me katër pikë, kurse Uellsi është në fund me një pikë.
(Kosova Sot Online)